Një Super kompjuter ka parashikuar që Anglia do të kalojë në finalen e Euro 2020, por do të humbasë në Wembley nga kampionët e Botës, Franca më 11 korrik.
Ekipi i Gareth Southgate arriti në fazën e eliminimit direkt si lider i Grupit D, duke shfaqur një formë jo edhe aq të qëndrueshme.
Të mërkurën në mbrëmje Tre Luanët do të kenë parë nga afër Grupin F, duke e ditur se ata do të luanin me njërin nga ekipet e ‘Grupit të Vdekjes’ (Franca, Gjermania, Portugalia).
Përfundimisht ishte Gjermania ajo që përfundoi pas kryesuesve të tabelës Francës, dhe kjo do të thotë se ata do të takohen të martën në mbrëmje në Wembley.
Sipas super kompjuterit të bettingexpert.com, Anglia në të vërtetë do ta fiojë atë sfidë dhe do të zërë vendin e saj në çerekfinale, dhe më pas do të shkojë deri në finale.
1/8 e finales së Euro 2020:
Itali vs Austri – Italia
Belgjika vs Portugalia – Belgjika
Francë vs Zvicër – Franca
Kroacia vs Spanja – Spanja
Suedi vs Ukrainë – Suedia
Angli vs Gjermani – Anglia
Holanda vs Republika Çeke – Holanda
Uells vs Danimarkë – Danimarka
Çerekfinalet:
Itali vs Belgjikë – Italia
Francë vs Spanjë – Franca
Suedia vs Anglia – Anglia
Holanda vs Danimarka – Holanda
Gjysmëfinalet:
Italia vs Franca – Franca
Anglia vs Holanda – Anglia
Më 11 korrik, atëherë edhe kur zhvillohet finalja, i bije që sipas parashikimit, Les Blues të shpallen edhe kampion të Evropës. /Telegrafi/