Komuna e Prishtinës nga njoftuar se nga dita e shtunë 15 shkurt, ora 22:00 deri më 17 shkurt, ora 20:00, rruga Garibaldi (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë.
Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të planifikojnë lëvizjet duke përdorur rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm.
Festa e pavarësisë mbahet ditën e hënë, ku edhe janë organizuar disa aktivitete artistike e kulturore./Telegrafi/