Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar qytetarët se nga 10 qershori do të fillojë java e dhurimit të gjakut, ndërkaq mbaron më datë 15 të këtij muaji.
Sipas shefes së Njësisë së Transfuzionit në Pejë, Rrezarta Dresha-Berisha, referuar një njoftimi në Facebook, janë bërë të gjitha përgatitjet.
Dresha-Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të dhurojnë gjak të kryejnë siç e quan ajo këtë akt human, që shpëton jetë.
“Njësia e Transfuzionit në Pejë është përgatit në të gjitha aspektet për javën e dhurimit të gjakut, dhe ju bëjmë thirrje gjithë personave që mund të japin gjak të vijnë e ta bëjnë këtë akt human që shpëton jetë njerëzish”, ka thënë Dresha-Berisha.
Vlen të përmendet se Njësia e Transfuzionit është e hapur nga ora 07:00-14:00 gjatë javës së ardhshme, ndërsa më datën 14 qershor në Ditën botërore të dhurimit të gjakut punohet nga ora 07:00-18:00. /Telegrafi/