Site icon Telegrafi

Nga 1 janari KRM “Pastrimi” do të jetë përgjegjëse për inkasimin e faturave të qytetarëve në Komunën e Prishtinës

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Mbeturinave për gjithë klientët e amvisërisë në Komunën e Prishtinës.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se sipas rregullores së re të mbeturinave nga data 01 Janar 2025, KRM “Pastrimi”, do të jetë përgjegjëse për inkasimin e faturave për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës.

“Faturimi dhe inkasimi i mbeturinave nga 01 Janar 2018 e deri tani është bërë nga Komuna e Prishtinës, ndërsa nga data 01 Janar 2025 do të bëhet nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A.

Klientët e Komunës së Prishtinës pagesat e faturës së mbeturinave mund t’i bëjnë direkt tek inkasantët tanë apo në zyrat/ arkat zyrtare të KRM “Pastrimi” Sh.A”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se lokacionet e zyrave për pagesë të mbeturinave:

–              Rr “Ilaz Kodra”, Dardani

–              Rr “Zija Shemsiu”, Upianë

–              Rr “Gazmend Zajmi”, Bregu i Diellit

–              Rr. “Agim Ramadani”, te Komuna e vjetër e Prishtinës (Plepat)

–              Rr. “Tringë Smajli” Qendër

–              Rr. “Nazim Gafurri”, Taukbahqe

–              Rr. “Ali Vitia”, Kalabri

–              Rr. “Muharrem Fejza”, Matiçan

–              Rr. “Bajram Bahtiri”, Hani i Dilit

 

Siç bëhet e ditur në njoftim shumë shpejt, do të ofrojnë mundësinë për pagesa online, të cilat do të lansohen shumë shpejt.

“Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A falënderon gjithë klientët për bashkëpunimin e treguar gjatë vitit 2024, me shpresë për një bashkëpunim më të mire gjatë vitit 2025”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version