Telegrafi

Neymari mezi e ekzekutoi goditjen nga këndi, fansat e Marseilles hedhin gjësende drejt brazilianit (Video)

Marseille dhe Paris Saint Germain u ndan me një barazim 2-2 në Ligue 1.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Neymar, por braziliani u detyrua të lë fushën para kohe, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Lexo po ashtu Gola dhe karton i kuq për Neymar, klasikja franceze përfundon baras (Video)

Gjithsesi para se kjo të ndodhte, në minutën e 72-të braziliani mezi e ekzekutoi goditjen nga këndi.

Kjo pasi fansat e Marseilles hedhën gjësende drejt yllit brazilian.

Kështu policët francez të cilët përkujdeseshin për sigurinë në stadium qetësuan tifozët dhe Neymar ekzekutoi goditjen këndore.

Golin tjetër për PSG e shënoi Edinson Cavani në minutat shtesë të takimit. /Telegrafi/