Marseille dhe Paris Saint Germain u ndan me një barazim 2-2 në Ligue 1.
Golin e parë për mysafirët e shënoi Neymar, por braziliani u detyrua të lë fushën para kohe, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.
Gjithsesi para se kjo të ndodhte, në minutën e 72-të braziliani mezi e ekzekutoi goditjen nga këndi.
Kjo pasi fansat e Marseilles hedhën gjësende drejt yllit brazilian.
Kështu policët francez të cilët përkujdeseshin për sigurinë në stadium qetësuan tifozët dhe Neymar ekzekutoi goditjen këndore.
Golin tjetër për PSG e shënoi Edinson Cavani në minutat shtesë të takimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/go90Zone/status/922205119432839169