Qeveria francez njoftoi se asnjë ngjarje sportive nuk do të ndodh deri në shtator dhe rrjedhimisht Ligue 1 ka përfunduar sezonin e tyre.
Përfundimi para kohe i Ligue 1 do të thotë që Neymar mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian thuhet se dëshiron rikthimin te Barcelona që nga viti i kaluar dhe ai më në fund mund të marrë rrugën e tij këtë verë.
Megjithatë, koha e Neymarit në Parc des Princes po cilësohet si e dështuar përveçse e trazuar.
Ai ka luajtur vetëm 80 herë në tre sezone, duke shënuar 69 gola dhe 39 asistime.
Para se ligat në të gjithë Evropën të ndalen, Neymar ishte statistikisht lojtari i dytë më i mirë në pesë ligat e para, pas vetëm Lionel Messi.
Megjithatë, Neymar nuk ka shpaguar vlerën e tij të paguar nga klubi francez.
PSG shokoi të gjithë kur vendosën të paguanin një tarifë rekord botëror prej 222 milionë eurosh për Neymarin në vitin 2017.
Ata gjithashtu i paguanin pagë astronomike që ai të bashkohej me klubin, që do të thotë se në tre vitet e kaluara, PSG i ka paguar Neymarit 62 milionë funte apo rreth 72 milionë euro rroga.
Por, Neymar jo gjithmonë ka qenë në gjendje të luajë për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme dhe nga 155 ndeshjet e parapara, ai ka luajtur në vetëm 80 prej tyre.
Pra, kjo do të thotë, se në total, Neymar i ka kushtuar PSG-së hiç më pak se 3.3 milion euro për një ndeshje. Kjo shifër është vërtetë e pabesueshme. /Telegrafi/