Telegrafi

Neymari iu kërkon falje bashkëlojtarëve pas përplasjes në zhveshtore me Cavanin

Neymari iu ka kërkuar ndjesë shokëve të tij të skuadrës pas zhurmës së bërë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes në Ligue 1 ndaj Lyonit.

Sulmuesi brazilian polemizoi në dhomat e zhveshjes së Paris Saint Germainit pas ndeshjes kundër Lyonit, në të cilën ai u përplas me Edinson Cavanin për një goditje të lirë dhe një penallti.

Lexo po ashtu L’Equipe: Neymar dhe Cavani janë përplasur në dhomat e zhveshjes, Silva ka qetësuar situatën

Sipas gazetës franceze L’Equipe, braziliani, i cili u përkthye në frëngjisht nga bashkëkombësi i tij, Thiago Silva, tregoi keqardhje për shokët e skuadrës për atë çfarë ndodhi duke kërkuar ndjesë.

Kërkim faljen e Neymarit e ka pranuar edhe trajneri i skuadrës, Unai Emery, i cili ka pranuar të enjten përplasjen mes dy lojtarëve.

Lexo po ashtu “Emery duhet të intervenojë, përndryshe Neymar do ta bëj shpejt edhe formacionin e PSG-së”

“Në fund të lojës, në një gjendje shumë të lartë emocionale, mund të ketë një bisedë që dikush mund të thërrasë diskutim, por ato janë normale, ndodhin në të gjitha skuadrat, në një drejtim apo në një tjetër”.

“Por, kjo nuk thyen harmoninë e mirë , atmosferën e mirë në ekip”, ka thënë trajneri spanjoll ai në një konferencë shtypi. /Telegrafi/