Neymar e ka zbuluar dëmtimin e tmerrshëm në kyçin e këmbës pasi u detyrua të tërhiqej nga Copa America.
Ylli brazilian ka shqyer ligamentet në kyçin e këmbës së djathtë gjatë një ndeshje miqësore ndaj Katarit në Brazil.
Kështu, kombëtarja Selecao tani do të jenë pa kapitenin e tyre në Copa America pasi testet zbuluan dëmtimin e tij.
Neymar, 27-vjeçar, tani u ka treguar përkrahësve të tij lëndimin, pasi ai fillimisht ishte larguar nga fusha me paterica.
Në një postim në profilin e tij në Instagram, Neymar e ka zbuluar fryrjen e tmerrshme të kyçit të këmbës së tij.
Lojtari më i shtrenjtë në botë kishte lënë fushën e lojës në lot, ndërsa thuhet se minimalisht do të mungojë gjashtë deri në tetë javë. /Telegrafi/