Telegrafi

“Neymar vjen në stërvitje në prag të dehjes, po e shkatërron klubin – PSG duhet ta lërë të largohet”- thotë gazetari francez nga mediumi RMC

Gazetarët në Francë kanë shkruar se braziliani Neymar do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni dhe do të kërkojë një ambient të ri.

Pas debaklit në Ligën e Kampionëve ku humbën nga Real Madridi, tifozët e këtij klubi u kthyen kundër brazilianit dhe pas kësaj disfate po dalin të gjitha të këqijat.

Pesë vite më parë, Neymar erdhi te PSG si transferimi më i madh në histori për 222 milionë euro, por nuk arriti të justifikojë asnjëherë vlerën e paguar.

Neymar për momentin nuk po i kontribuon asgjë klubit me sjelljen e tij dhe vetëm pret fundin e sezonit që dhoma e zhveshjes të “pastrohet”. Kështu pohon Daniel Riolo, gazetar i RMC.

“Ai pothuajse nuk stërvitet, ai arrin në stërvitje në gjendje të mjerueshme, në prag të dehjes. Është e vërtetë, Neymar është duke u hakmarrë ndaj PSG-së. Ai u nda totalisht me klubin dhe dhomën e zhveshjes”.

“Duhet ta shtypin një çek për të dhe ta lënë të shkojë. Ai po i bën shumë dëm klubit. Lëreni të shkojë, ai po shkatërron PSG-në”, ka shkruar Riolo.

 

Këtë sezon Neymar ka vetëm 21 paraqitje për PSG-në dhe ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar pesë herë.

Ai luajti gjithsej 135 ndeshje për PSG-në në pesë vjet dhe shënoi 91 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/