Neymar është larguar me lot në sy nga fusha në humbjen e Paris Saint-Germainit 1-0 ndaj Lyonit në Parkun e Princave.
Momenti i tmerrshëm erdhi në kohën shtesë të takimit, derisa ylli brazilian mbeti i shtrirë në fushë.
PSG e vazhdoi për pak minuta ndeshjen me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Neymar dukej se kishte lënduar kyçin e këmbës.
Dukej se 28-vjeçari nuk po mund të vazhdonte më lojën dhe kërkoi të zëvendësohej, me ndihmën e parë që u fut menjëherë me barela.
Neymar u largua me lot në sy nga fusha, e duket se për të është një lëndim i rëndë.
Brazilianin ndër vite e kanë përcjellë lëndime të rënda, që e kanë lënë jashtë fushe për muaj, e që një gjë e tillë duket se do të ndodhë edhe tani. /Telegrafi/