Telegrafi

Neymar u largua me barelë nga fusha në ndeshje kundër Lille: Cila është shkalla e lëndimit dhe a do të luajë kundër Bayernit?

Sulmuesi i PSG-së, Neymar pësoi një lëndim në kyçin e këmbës dhe u largua me barelë nga fusha, në fitoren e çmendur ndaj Lille në Ligue 1, vetëm disa ditë përpara se skuadra franceze të përballet me Bayern Munichun në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve.

Braziliani dukej në pikëllim të thellë për lëndimin, pasi ndërhyrja për ta fituar topin ishte e ashpër, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.

Cili është lëndimi i Neymar?

Lexo po ashtu Pas humbjes nga Bayerni - Messi shkoi për herë të parë te ultrasit e PSG-së për t'i qetësuar

Lajmi është i pakonfirmuar nga klubi dhe lojtari deri më tani, megjithëse trajneri i PSG, Christophe Galtier tha se ishte një ndrydhje: “Neymar? Është një ndrydhje e këmbës. Ashpërsia? Nuk e dimë ende se ai është duke bërë teste tani”.

Goditja ishte mjaft serioze saqë nuk mund të konsiderohet si një ndrydhje e thjeshtë, por një ligament të këputur, megjithëse duhet pritur lajmet nga klubi parisien, raporton AS.

Sa kohë do të jetë jashtë? A do të jetë i gatshëm për Bayernin?

Lexo po ashtu ‘Ka ndodhur’ – Neymar nuk e mohon incidentin në zhveshtoren e PSG-së

Sërish, pasi asgjë nuk është konfirmuar, nuk dihet nëse Neymar do të jetë i aftë për t’u përballur me Bayern Munichun në vetëm 20 ditë, më 8 mars. Duke parë teksa dilte nga stadiumi i përlotur, situata nuk duket e mirë.

Ai u la jashtë skuadrës së PSG-së në fillim të këtij viti, duke vuajtur nga lodhja e muskujve, gjë që e bëri atë të humbasë ndeshjen kundër Montpellier.

Spekulimet e kanë rrethuar Neymarin gjatë javës së kaluar për shkak të lajmeve që u shfaqën për takimin e Nasser Al Khelaïfi me pronarin e Chelseat, Todd Boehly për një transferim të mundshëm, megjithëse raportimet thonë se sulmuesi nuk dëshiron të largohet. /Telegrafi/