Telegrafi

Neymar u ka kërkuar drejtuesve që ta largojnë Cavanin nga PSG

Neymar u ka kërkuar që drejtuesve të klubit që ta shesin sa më parë sulmuesin Edinson Cavani.

E gjithë kjo ka ardhur pas grindjeve që ishin të shumta mes dy yjeve në ndeshjen ndaj Lyonit në fundjavë.

Gazeta spanjolle Sport shkruan se Neymar tashmë ka biseduar me drejtuesit e PSG dhe u ka thënë që të shesin sa më parë Cavanin.

Ajo çfarë i forcon faktet e gazetës është se Neymar nuk e ndjek më uruguaianin në rrjetet sociale.

Kjo ka bërë që edhe disa lojtarë që janë që një kohë në klub të ndjehen të kërcënuar pasi klani i Neymar me brazilianë është rritur shumë brenda PSG-së.

Cavani është kujdesur në një intervistë që t’i ulë gjakrat, duke thënë se lojtarët e vjetër do të ndihmojnë sa më shumë Neymarin që të ambientohet te PSG.

Neymar erdhi këtë vit te PSG nga Barcelona për një rekord prej 222 milionë eurove, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori.

Cavani ka ardhur te PSG në vitin 2014 dhe ka shënuar 95 gola në 135 ndeshje. /Telegrafi/