Telegrafi

Neymar tregohet përsëri vendimtar, PSG mposht Bordeauxin

Neymar (Foto: Paris Saint-Germian/Twitter)

Paris Saint-Germian është rikthyer te fitorja, pasi e ka mposhtur Bordeauxin në kuadër të javës së tetë në Ligue 1 me rezultat minimal 0-1.

Të dy skuadrat kishin raste të sigurta për gol, mirëpo pjesa e parë përfundoi me porta të paprekura.

E dyta ishte me një intensitet më të lartë, derisa Neymari doli të jetë sërish heroi i skuadrës.

Është ndeshja e tretë që sulmuesi brazilian i fiton Parisit tri pikë, derisa golin e realizoi në minutën e 70-të, nga asistimi i Kylian Mbappes.

Pas javës së tetë, PSG-ja është lider i ligës me 18 pikë, ndërsa në javën e nëntë do të përballet me Angers në Parkun e Princave. /Telegrafi/