FIFA ka publikuar listën e të dhjetë lojtarëve të nominuar për çmimin “The Best” për paraqitjet që kishin në sezonin 2018/19.
Në shikim të parë duket se ishte një sezon i vështirë për disa lojtarë që nuk patën paraqitje të mira me kombëtaret dhe në Ligën e Kampionëve.
Por, FIFA ka arritur ta menaxhojë listën e lojtarëve më të mirë, për ta sjell atë në dhjetë: Virgil van Dijk, Sadio Mane, Mohamed Salah, Harry Kane, Crisitano Ronaldo, Lionel Messi, Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong, Kylian Mbappe dhe Eden Hazard.
Në këtë listë nuk janë pjesëmarrës disa lojtarë që kishin paraqitje mbresëlënëse si, Alisson Becker, që fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës me Brazilin.
Por, në këtë listë është një lojtar që pothuajse ishte çdo herë në këtë garë. Neymar – ka humbur garën për t’u futur në top dhjetëshe për çmimin ‘The Best’.
Braziliani kishte një sezon për t’u harruar te Paris Saint-Germian, shkaku i lëndimit që pësoi në fillim të sezonit, për të pasuar me lëndimin para se të fillonte Kupa e Amerikës.
Sipas UOL, Neymar ka humbur tre milionë euro nga mosprezenca në listën e FIFA-s për çmimin e madh, e që natyrisht se paratë nuk janë humbje e madhe për të sa çmimi i ‘The Best’. /Telegrafi/