Neymar është suspenduar edhe zyrtarisht nga Federata e Futbollit të Francës shkaku i kartonit të kuq ndaj Bordeaux.
Komisioni disiplinor brenda federatës franceze ka njoftuar se ylli brazilian do të mungojë vetëm një përballje të parisienëve në Ligue 1.
Edhe pse pritej që 28-vjeçari të dënohej me më shumë ndeshje, atij i është konfirmuar se do të mungojë vetëm në përballjen ndaj Dijonit.
Ky takim do të zhvillohet të shtunën e kësaj jave, gjersa Paris Saint-Germain mund të mos e ndjejë edhe aq mungesën e tij.
Atë takim, parisienët e fituan me rezultat të ngushtë 4-3 – ndërsa Neymar ishte kritikuar për atë veprim në sekondat e fundit të ballafaqimit. /Telegrafi/