Një nga ndeshjet që adhuruesit shqiptarë mezi po presin në Kampionatin Botëror është ajo mes Përfaqësueses së Brazilit dhe Zvicrës.
Kjo pasi në skuadrën zvicerane luajnë shumë lojtarë shqiptarë.
Xhardan Shaqiri ka ndezur paksa atmosferën duke shkruar në Instagram se ai është gati.
Ndërsa, në anën tjetër vëmendjen ka tërhequr Neymari.
I shumë përfoluri ka ngjyrosur flokët me ngjyrë të verdhë, e cila simbolizon ngjyrat e përfaqësueses së tij.
Favorit është Brazili, por Zvicra ka kualitet për të befasuar çdo skuadër.
Ndeshja është e vlefshme për Grupin E, ku bëjnë pjesë edhe Kosta Rika e Serbia. /Telegrafi/
Neymar switches it up ✂️ pic.twitter.com/LmevJIS9n0
— B/R Football (@brfootball) June 16, 2018