Site icon Telegrafi

Neymar shpërthen pas ndeshjes dhe tregon arsyen pse e goditi mbrojtësin e Marseilles: Keqardhje që nuk e godita në fytyrë këtë gomar

Klasikja e Francës ka qenë spektakolar mes Paris Saint Germain dhe Olympique Marseille.

Skuadra më e madhe franceze Olympique Marseille triumfuan me rezultat minimal, por në fund të ndeshjes ka ndodhur një përleshje e madhe mes lojtarëve të dy skuadrave.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes përjashtoi pesë futbollist me karton të kuq, tre të vendasve dhe dy të tjerë të mysafirëve.

Njëri nga të ndëshkuarit ishte edhe braziliani Neymar, pasi gjyqtari fillimisht pa pamjet në VAR, ku ylli i PSG-së e goditi mbrojtësin spanjoll të Marseilles, Alvaro Gonzalez.

Por menjëherë pas ndeshjes Neymar ka shkruar dy statuse në Twitter ku ka akuzuar spanjollin për racizëm, duke treguar se racizmi ishte arsyeja që ai e goditi atë.

“Keqardhja ime e vetme është që nuk e godita në fytyrë këtë gomar”, ka shkruar fillimisht Neymar.

Vetëm disa minuta më vonë braziliani reagoi ndaj VAR, duke thënë se gjyqtarët duhet t’i gjejnë pamjet ku Gonzales e fyeu në baza racore.

“”Është e lehtë për VAR të kuptojë agresionin tim, tani dua të shoh imazhin e atij racisti, i cili më quan majmun i majmunit. Për një shuplakë jam dëbuar, por ai?”.

“Unë jam ndëshkuar, por me të çfarë do të ndodh”, ka shkruar Neymar.

Tani i mbetet Federatës së Futbollit të Francës të hetojë rastin nëse Gonzalez ka fyer Neymarin në baza racore gjë që solli edhe përleshjen e madhe të taborëve të dy skuadrave. /Telegrafi/

Exit mobile version