Telegrafi

Neymar shënon një supergol ndaj Basaksehirit

Paris Saint-Germain ka shënuar golin e parë në takimin e rinisur ndaj Istanbul Basaksehir në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.  

Është ylli brazilian, Neymar, i cili ka shënuar për epërsinë e vendasve 1-0.

Goli i Neymarit erdhi pas një veprimi të mirë individual dhe një goditje të saktë dhe të bukur nga distanca.

Ky gol erdhi në minutën e 24-të pas asistimit të Marco Verrattit.

Pas këtij goli, PSG është afër të konfirmohet si i kualifikuar nga Grupit H. /Telegrafi/