Paris Saint Germaini ka filluar ndeshjen mirë ndaj Bordeaux në Ligue 1.
Klubi nga Parisi kaloi në epërsi në minutën e pestë me golin e Neymar dhe pastaj për 2-0 shënoi Edison Cavani.
Braziliani shënoi nga gjuajta e lirë një gol fantastik prej 28.4 metra duke mos i dhënë mundësi portierit kundërshtarë as të mendojë.
Ky ishte goli i pestë sezonal i ish-anësorit të Barcelonës, por ai ka edhe katër asistime në kampionatin elitar francez.
Uruguaiani shënoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Neymar. /Telegrafi/
Last time I checked, Cavani doesn't score free kicks like this #Neymar pic.twitter.com/CTKfKYWTb9
— Jack Grimse (@JackGrimse) September 30, 2017