Neymar mund të suspendohet me shtatë ndeshje moslojë për kartonin e kuq që mori në ndeshjen kundër Marseille, në të cilën e goditi pas koke Alvaro Gonzalezin.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit pati fërkime gjatë gjithë lojës me mbrojtësin spanjoll, ndërsa gjithçka kulmoi në minutat e fundit.
Në takimin të cilin e fitoi Marseille në Parc de Princes, pesë lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq – tre vendas dhe dy mysafirë, ndërsa në mesin e nikoqirëve ishte edhe braziliani.
https://twitter.com/SnapGoal/status/1305249994031673345
28-vjeçari u përjashtua pas konsultimit të VAR-it me ç’rast u pa se e kishte goditur prapa koke lojtarin kundërshtar. RMC Sport raporton se për këtë veprim, ai mund të mungojë në shtatë ndeshje.
PSG ka lëshuar një komunikatë për shtyp, përmes të cilës i del në mbështetje futbollistit të vet.
“Paris Saint-Germaini e mbështet fuqishëm Neymar Jr, i cili ka njoftuar se ka qenë subjekt i abuzimit racist nga një lojtar kundërshtar. Klubi rithekson se nuk ka vend për racizëm në shoqëri, në futboll ose në jetët tona, dhe i fton të gjithë të dalin hapur kundër cdo frome të racizmit anekënd botës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Federata dhe Liga Franceze do ta analizojnë rastin para se të ndërmarrin ndonjë vendim lidhur me pezullimin e Neymarit. /Telegrafi/
Neymar tells the fourth official there was a racist incident after receiving his marching orders…
We expect to hear much more fallout from tonight's Le Classique. pic.twitter.com/U6ELYKNaXp
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 13, 2020