Neymar ka pësuar një lëndim gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Kupës së Ligës.
Sulmuesi brazilian është lënduar në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Strasbourgut.
Në minutën e 60 futbollisti u dëmtua dhe më pas u zëvendësua pas rekomandimit të mjekëve të skuadrës franceze. Ai u largua duke qarë prej fushës gjersa u zëvendësua nga Diaby.
https://www.youtube.com/watch?v=KGS_HGOslNw
Në fakt, bëhet fjalë për ripërsëritjen e lëndimit të sezonit të kaluar, i cili bëri që të mos arrinte në Kupën e Botës.
Thomas Tuchel, trajneri i kampionit të Francës, pranoi në fund të ndeshjes se lojtari është i shqetësuar dhe ka dhimbje.
“Neymar është i shqetësuar, unë nuk mund të flas me të, sepse është në spital. Është e njëjta këmbë e lëndimit të mëparshëm, të metatarsalit të pestë”, tha gjermani.
Ndryshe, PSG ka njoftuar përmes një deklarate për media se ende nuk dihet shkalla e lëndimit të lojtarit të tyre. /Telegrafi/
Comunicado sobre @neymarjr:
Los primeros exámenes practicados muestran evidencias de una reactivación dolorosa de la lesión del quinto metatarsiano derecho.
El tratamiento dependerá de la evolución en los proximos días.
Todas las opciones terapéuticas serán consideradas. pic.twitter.com/F6ML3y8kWB
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) January 24, 2019