Telegrafi

Neymar rikthehet në vrapim pas dy muajsh jashtë, synon ndeshjen ndaj Real Madridit

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Neymar ka filluar të vrapojë sërish në stërvitje, dy muaj pas dëmtimit të kyçit të këmbës së majtë.

Neymar pësoi një dëmtim të ligamentit gjatë fitores 3-1 të PSG -së jashtë Saint-Etienne në fund të nëntorit.

Mjekët e klubit thanë se ai do të ishte jashtë për gjashtë deri në tetë javë.

 

“Neymar ka filluar sërish të vrapojë sot dhe tani po fillon fazën e rikthimit në fushë”, thuhet në raportin mjekësor të PSG -së të mërkurën.

PSG do të presë Real Madridin në ndeshjen e parë të ndeshjes së 1/16 të Ligës së Kampionëve më 15 shkurt, ndeshje për të cilën Neymar shpreson të kthehet me kohë. /Telegrafi/