Site icon Telegrafi

Neymar reagon pas kritikave: Faleminderit zot për të gjitha momentet, rrugëtimi nuk është i lehtë

Neymar (Getty Images)

Ylli brazilian, Neymar JR ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas kritikave të fundit ndaj tij.

Paris Saint-Germain ka humbur ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat 3-1.

Goli i vetëm i PSG-së u shënua nga francezi Adrien Rabiot, i cili u asistua nga sulmuesi brazilian, Neymar.

Lexo po ashtu Reali tregon kush është kampioni, nënshtron PSG-në në Bernabeu

Megjithatë, braziliani u kritikua shumë për paraqitjen e tij dhe u la fajtor në një mënyrë për humbjen e PSG-së.

Neymar në aksion ndaj Real Madridit (Getty Images)

Neymar nuk ka vonuar shumë dhe iu është përgjigjur kritikëve me anë të një postimi, i cili ka qenë shumë i matur, por kuptim plot.

“Faleminderit Zoti im për të gjitha momentet që kam përjetuar në futboll, veçanërisht ato më të vështira!”

Lexo po ashtu Neymar: Ende nuk ka përfunduar asgjë

“Unë kurrë nuk kam thënë se rrugëtimi im do të ishte i lehtë, por do t’ia vlejë”, ka shkruar Neymar në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, ndeshja kthyese ndaj Reali në Parc des Princes është pas tri jave apo më saktë me datë 6 mars. /Telegrafi/  

Exit mobile version