Telegrafi

Neymari prezantohet para tifozëve të PSG-së në Parc des Princes (Foto/Video)

Paris Saint Germaini sezonin 2017/18 në Ligue 1 e fillon ndaj Amiens, por orë para fillimit të ndeshjes stadiumi ishte i mbushur.

E gjitha kjo pasi në Parc des Princes u prezantua Neymar.

Braziliani përshëndeti tifozët e pranishëm pas transferimit 222 milionësh nga Barcelona.

Por, edhe tifozët e klubit nga Parisi e mirëpritën yllin e tyre me një atmosferë madhështore.

Në këtë takim Neymar nuk do të luajë pasi Federata e Futbollit të Spanjës ende nuk e ka certifikua transferimin e tij, ndërsa më poshtë keni fotografi dhe video. /Telegrafi/

https://twitter.com/camilavinyl/status/893841320216756224

https://twitter.com/ahmadmadeirense/status/893836783187877889