Neymar ka kryer prezantimin te skuadra e tij e re, Paris Saint-Germain.
Ylli brazilian është transferuar nga Barcelona për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurove.
Pas përfundimit të transferimit, ka ardhur edhe radha e prezantimit të tij.
Neymar se bashku me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, janë prezantuar në stadiumin e skuadrës Parc des Princes.
“Doja një sfidë të re, kjo ishte ambicia ime”, ka thënë fillimisht Neymar gjatë prezantimit.
“Zemra më tha se ishte koha për të nënshkruar për Paris Saint-Germain. Ishte koha e duhur për ta lënë Barcelonën dhe për të gjetur sfida të reja”.
“Jam gati. Mund të luaj nesër, pse jo?. Ndjehem tashmë si në shtëpi këtu në Paris. Kam shumë miq këtu”, përfundoi ylli brazilian.
“Jam i lumtur që edhe te PSG mora fanellën me numër që mbaj te kombëtarja ime”. /Telegrafi/