Telegrafi

Neymar planifikon qëndrim afatgjatë te PSG

Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë edhe nëse ata eliminohen nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, thonë raportet e mediave franceze.

Ka pasur shumë spekulime se braziliani do të largohet nga udhëheqësit e Ligue 1 për shkak të pakënaqësisë në klub dhe dëshirës për t’u kthyer në La Liga.

Megjithatë, kështu nuk mendojnë edhe raportet e mediave franceze, të cilat e thonë krejtësisht të kundërtën.

Lexo po ashtu Neymar reagon pas kritikave: Faleminderit zot për të gjitha momentet, rrugëtimi nuk është i lehtë

Sipas një raport në mediumin francez Telefoot, ylli i Barcelonës po planifikon një ‘qëndrim afatgjatë’ me klubin parisien.

Neymar (Getty Images)

25-vjeçari brazilian thuhet se dëshiron të mbetet në Parc des Princes për ‘shumë vite’ dhe të ndihmojë klubin të vendoset në krye të futbollit evropian.

Madridi ka qenë klubi më i lidhur ngushtë me sulmuesin, i cili shkon në Paris në një rekord botëror për 222 milionë euro nga gjigantët katalunas vitin e kaluar.

Lexo po ashtu PSG vazhdon dominimin në Ligue 1, shkatërron Strasbourgin - Neymar shënon supergol (Video)

Mediat në Spanjë raportonin se presidenti i Realit, Florentino Perez, ishte i gatshëm të paguante deri në 300 milionë euro për transferimin e tij.

Ndryshe, ylli brazilian po përjeton një sezon fantastik me PSG-në ku në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar plot 28 gola. /Telegrafi/