Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë edhe nëse ata eliminohen nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, thonë raportet e mediave franceze.
Ka pasur shumë spekulime se braziliani do të largohet nga udhëheqësit e Ligue 1 për shkak të pakënaqësisë në klub dhe dëshirës për t’u kthyer në La Liga.
Megjithatë, kështu nuk mendojnë edhe raportet e mediave franceze, të cilat e thonë krejtësisht të kundërtën.
Sipas një raport në mediumin francez Telefoot, ylli i Barcelonës po planifikon një ‘qëndrim afatgjatë’ me klubin parisien.
25-vjeçari brazilian thuhet se dëshiron të mbetet në Parc des Princes për ‘shumë vite’ dhe të ndihmojë klubin të vendoset në krye të futbollit evropian.
Madridi ka qenë klubi më i lidhur ngushtë me sulmuesin, i cili shkon në Paris në një rekord botëror për 222 milionë euro nga gjigantët katalunas vitin e kaluar.
Mediat në Spanjë raportonin se presidenti i Realit, Florentino Perez, ishte i gatshëm të paguante deri në 300 milionë euro për transferimin e tij.
Ndryshe, ylli brazilian po përjeton një sezon fantastik me PSG-në ku në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar plot 28 gola. /Telegrafi/