Pas mungesës në ndeshjen e parë sezonale të Paris Saint-Germainit për shkak të dokumentacionit, u hodhën dyshime se Neymar do të mungonte edhe në sfidën e dytë, duke qenë se nuk ishin dorëzuar letrat e nevojshme te autoritet franceze të futbollit në lidhje me transferimin e brazilianit nga Barcelona.
Mirëpo, tash gjithçka është e pastër dhe sulmuesi që u transferua me shumë bujë në kryeqytetin francez, tashmë do ta ketë debutimin e shumëpritur.
Ai është përfshirë në listën zyrtare prej 20 futbollistëve të PSG-së, të cilët të dielën do të jenë në dispozicion të trajnerit Unai Emery në ndeshjen kundër Guingampit.
Rikujtojmë se Neymar u transferua te gjiganti francez nga Barcelona për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.
Përkundër mungesës së tij në ndeshjen e parë në Ligue 1, Parisi fitoi me rezultat 2-0 kundër Amiens. /Telegrafi/