Telegrafi

Neymar i papërmbajtshëm, kompleton het-trikun ndaj Basaksehirit

Sulmuesi brazilian, Neymar ka kompletuar het-trikun në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Basaksehirit.

Neymar po kalon në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe këtë po e ‘vulos’ në takimin e sotëm (e mërkurë) ndaj klubit turk në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli brazilian ka arritur të kompletojë het-trikun brenda 35 minutave, pas ndeshjes së rinisur sot.

Lexo po ashtu Neymar shënon një supergol ndaj Basaksehirit

Sulmuesi i vendasve shënoi një gol të bukur në minutën e 21-të duke shënuar për epërsinë 1-0, ndërsa për 2-0 shënoi në minutën e 38-të.

Goli i kompletimit të het-trikut erdhi në pjesën e dytë apo më saktë në minutën e 50-të për rezultatin 4-0.

Ky gol erdhi nga distanca dhe ishte i bukur po aq sa dy të parët. /Telegrafi/