Telegrafi

Neymar nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë sezone të PSG-në

Tifozët e PSG-së do të duhet të presë për të parë Neymarin në aksion.

Sulmuesi brazilian nuk do të jetë në gjendje të debutojë në takimin e sotëm kampional kundër Amiens, i cili zhvillohet në stadiumin Parc de Prince me fillim në ora 17:15.

Arsyeja është se letra e lirimit prej skuadrës katalonase nuk ka ardhur në kohë në zyret e Ligue 1 dhe në këtë formë ende nuk është formalizuar transferimin i brazilianit në Federatën e Futbollit të Francës.

Neymar mbërriti në qytet të premten dhe tifozët i organizuan një pritje madhështore ndërsa është raportuar se deri më tani të jenë shitur fanellat me emrin e brazilianit në vlerë mbi dhjetë milionë euro.

Sulmuesi 25-vjeçar është bërë lojtari më i shtrenjtë në histori, pasi ka lënë Barcelonën për 222 milionë euro. /Telegrafi/