Site icon Telegrafi

Neymar nuk merr leje prej Tuchelit, lë PSG-në dhe udhëton drejt Brazilit

Neymar e la PSG-në para stërvitjes së fundit për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Stade de Reims, ku luan edhe reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli.

Futbollisti brazilian sërish ka shkaktuar probleme te klubi parisien pasi që nuk ka pranuar të luajë në ndeshjen e fundit të Ligue 1, duke zgjedhur t’i bashkohet kombëtares së Brazilit në përgatitjet për Copa America.

Lajmi u konfirmua nga trajneri Thomas Tuchel dhe shtoi se braziliani nuk mori leje për këtë lëvizje nga ai, por këtë gjë e bëri pas konsultimeve me zyrtarët tjerë të ekipit.

Neymar (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk e lirova Neymarin, nuk është një vendim sportiv”, tha ai duke shtuar “se unë nuk vendos se kush dhe kur mund të largohet nga skuadra” gjersa gazeta, Le Parisien tha se eksperti gjerman ishte dukshëm i mërzitur me një vendim të tillë të brazilianit.

Copa America fillon më 16 qershor në Brazil gjersa sulmuesi kaloi shumë lëndime këtë sezon dhe nuk është e sigurt nëse do të vazhdojë karrierën në Paris.

Mediat spanjolle dhe franceze shkruan dje se braziliani ka prishur marrëdhëniet me Kylian Mbappen dhe se njëri prej tyre, duhet ë largohet nga kampioni i Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version