Telegrafi

Neymar: Nuk jam i fiksuar pas Topit të Artë

Sipas

Superylli brazilian, Neymar, pohon se koncentrimi i tij është që të fitojë trofe me PSG-në dhe jo të marrë trofe individualë.

Braziliani ju bashkua PSG-së për një shumë rekord prej 222 milionë eurosh muajin e kaluar dhe u besua se synimi i tij është arritja e gjërave individuale.

“Natyrisht se një futbollist dëshiron Topin e Artë. Por, unë nuk duhet që të mendoj për këtë. Unë duhet të mendoj për grupin”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Barcelona

“Ky është një ekip i madh dhe ne kemi gjasa që fitojmë Ligën e Kampionëve nëse vazhdojmë kështu”.

“Jam shumë i kënaqur që filluam me fitore. Natyrisht, nuk është gjithçka vetëm për gola”, u shpreh Neymar.

Neymar shënoi gol dhe bëri një asist në ndeshjen ndaj Celticut. /Telegrafi/