Telegrafi

Neymar në qendër të kritikave nga mediat sportive

Sulmuesi brazilian, Neymar është në qendër të kritikave për shumë gjëra dhe qëndrimi i tij te Paris Saint-Germain mund të jetë më i shkurt se që është menduar fillimisht.

Dëmtimi i lehtë në këmbën e djathtë ka detyruar yllin e PSG, Neymar të mos jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lyonit, por nuk është ky problemi kryesor.

Braziliani përtej dëmtimit vazhdon të mbetet në qendër të kritikave nga ana e mediave sportive dhe për zërat e merkatos që qarkullojnë rreth tij.

Ndërkohë sulmuesi përmes një postimi në Instagramin e tij ka lëshuar një mesazh të vështirë për tu dekriptuar.

Neymar po përjeton super formë që nga transferimi te PSG (Getty Images)

Në postim Neymar shkruan: “Mosha nuk është tregues i pjekurisë tënde, fjalët që thuhen nuk janë tregues i inteligjencës tënde dhe zërat që thuhen për ty nuk tregojnë se kush je ti”, përcjell SS.

Postimi i brazilianit deri diku mund të konsiderohet si sinjal i qartë se qëndrimi i tij në Paris po kthehet në monotoni. Vërshëllimat e tifozerisë parisiene në drejtim të sulmuesit në sfidën ndaj Dijonit është një tjetër tregues se raporti nuk është nga më të mirët.

Neymar mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, moment ky që nuk u prit mirë në shkallët e stadiumit, pasi dëshironin që te ishte Cavani ai i cili do ta godiste penalltinë.

Postimi në Instagram, vërshëllimat dhe Reali i Madridi. Këta të fundit po shijojnë situatën sepse interesi i tyre për të siguruar shërbimet e brazilianit nuk është më një sekret. 400 milionë euro gati për t’u shpenzuar vetëm që 25-vjeçari të bëhet pjesë e galaktikëve.