Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Jr po mendon të largohet nga kombëtarja e Brazilit përkohësisht.
Eliminimi i Brazilit ndaj Kroacisë në Kupën e Botës mund të ketë pasoja të papritura. Pas largimit të trajnerit Tite, edhe Neymar mund të largohet nga skuadra për disa muaj.
Sipas gazetës franceze L’Équipe, ylli kryesor i Selecaos është prekur emocionalisht nga eliminimi dhe po mendon të largohet për një kohë nga kombëtarja.
Në vapën e momentit pasi u eliminua, Neymar tashmë shprehu dyshime se do të mund të luante Botërorin e ardhshëm në 2026.
“Do të ishte e nxituar të them diçka tani, por nuk mund të garantoj praninë time në Botërorin e ardhshëm”, deklaroi Neymar.
Megjithatë, për momentin, vendimi i yllit të Barcelonës do të ishte më afatshkurtër: shkëputje nga kombëtarja për një kohë për t’u fokusuar në klubin e tij, Paris Saint-Germain.
Kjo nuk do të thoshte një lamtumirë përfundimtare për Brazilin, por do ta lejonte atë të largohej nga presioni për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes me vendin e tij. /Telegrafi/