Sulmues i Paris Saint-Germain, Neymar ka lavdëruar shokun e tij Kylian Mbappe, i cili është aktualisht golashënuesi më i mirë në Ligue 1, por theksoi se 20-vjeçari do të bëjë edhe më shumë në të ardhmen.
Mbappe ka 26 gola në kampionatin francez dhe shkëlqeu në Ligën e Kampionëve derisa u eliminuan nga Manchester United.
Talenti i PSG është gjithashtu një lojtar kyç për ekipin kombëtar francez, teksa bashkëlojtari i tij Neymar ka dhënë shumë lëvdata për të.
“Për mua, tani ai tashmë është një fenomen”, ka thënë fillimisht Neymar për DAZN dhe Goal.
“Ai mund të ketë një karrierë të madhe dhe të bëhet edhe më i mirë sesa që është”.
“Nuk kam asnjë dyshim se ai do të bëhet një nga emrat më të mëdhenj në futbollin botëror”.
“Ai është një person i qetë, i lumtur, plot gëzim, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka. Natyrisht, ai është ende një fëmijë dhe duhet të fitojë më shumë përvojë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/