Site icon Telegrafi

Neymar kthehet të flas ‘incidentin’ me Cavanin: Kishte tensione, por tani çdo gjë është zgjidhur

Neymar e Cavani Foto: Getty Images

Pesë muaj pas zënkës së famshme mes Neymarit dhe Edinson Cavanit në fushë, braziliani është kthyer të flas rreth kësaj teme.

E gjitha kjo ishte bërë për penalltitë, Neymar dëshironte që përveç gjuajtjeve të lira të gjuante edhe njëmbëdhjetëmetërshat dhe kjo nuk i kishte pëlqyer yllit uruguaian.

Dyshja kishin debatuar në fushë, por pastaj pas ndërhyrjes së klubit, ata janë ulur dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Bashkëlojtar te PSG, por jo me Përfaqësueset e tyre (Foto: Getty Images)

“Njerëzit folën rreth kësaj teme më shumë se që realisht ishte ajo, edhe pse është e vërtetë se mes meje dhe Cavanit kishte tensione dhe frustrim”, ka thënë Neymar për TV Globo.

“Por, ne e kemi zgjedhur këtë shpejt”.

“Tre ditë pas ndodhisë ne jemi ulur dhe kemi folur. Duhet ta zgjidhnim si çështje personale dhe pa përfshirë të tjerët”.

Lexo po ashtu Cavani vs Neymar: Shtatë momentet kur bashkëlojtarët diskutuan në fushë për një penallti (Video)

“Mediat e ekzagjeruan për shkak të shitjeve, por ata flasin gjëra që nuk duhet dhe kjo ndikon në përqendrimin tuaj”, shtoi ylli i PSG-së.

Aktualisht Neymar është duke u shënuar nga lëndimi në nyje dhe shputë, sezoni për atë ka përfunduar, por shpesa është që të jetë gati për Kampionatin Botëror me Brazilin. /Telegrafi/

Exit mobile version