Telegrafi

Neymar kthehet nga pushimi, takime të përzemërta me Tuchel, Silvan dhe Buffonin

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, është kthyer nga pushimet, pasi u paraqit me kombëtaren e tij në Kampionatin Botëror.    

Të gjithë janë parë të lumtur me rikthimin e Neymar.

I pari që doli ta pres është Thomas Tuchel, pastaj edhe Gianluigi Buffon dhe Thiago Silva.

“Jam shumë i lumtur”, tha shkurtimisht Neymar, para se t’i përvishej punës.

Neymar ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Parku i Princave’.

Ai po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, por që gjasat që këtë vit të vijë janë shumë të vogla.

Neymar është një nga yjet më të mëdha të futbollit dhe shihet ndër lojtarët që mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen. /Telegrafi/