Telegrafi

Neymar kthehet në fushë të dielën pas katër muajsh mungesë, Brazili përballet me Kroacinë

SAO PAULO, BRAZIL - OCTOBER 10: Tite, head coach of Brazil gives a hug to Neymar during the match between Brazil and Chile for the 2018 FIFA World Cup Russia Qualifier at Allianz Parque Stadium on October 10, 2017 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)

Neymar është gati të kthehet në fushë në një ndeshje futbolli pas mungese që nga muaji shkurt, kësaj radhe kundër Kroacisë.

Lojtari kishte pësuar një dëmtim në një ndeshje të Paris Saint-Germain.

Trajneri i Brazilit, Tite, e ka pranuar se lojtari do të kthehet në fushë. Neymar nuk do të luajë nga minuta e parë, por në pjesën e dytë do të ketë minuta.

Neymar . (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

“Neymar? Ai do ta fillojë nga stoli, sepse ai është ende duke u rikuperuar, por do të futet  në lojë në gjysmën e dytë”.

“Nuk e di se kush do të luajë në vend të tij, por secili mund të luajë, pasi duhet të shkëlqejnë të gjithë”, ka thënë Tite.

Neymar gjatë stërvitjes /Getty)

Trajneri foli edhe për pozitën e sulmuesit, ku është një ‘luftë’ mes Roberto Firminos dhe Gabriel Jesusit.

Brazili  është në grup me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë. /Telegrafi/