Telegrafi

Neymar konfirmon se Mbappe ka bërë një kthim mbrapa në ofertën e Liverpoolit

Neymar ka konfirmuar se Kylian Mbappe dhe ai janë të lumtur te Paris Saint-Germain dhe duan të qëndrojnë në klub.

Të dy lojtarët janë lidhur me një kalim te Barcelona, Real Madridi, respektivisht te skuadra angleze.

Fituesi i Kupës me Botën me Francën shihet nga The Reds si zëvendësues i Mohamed Salahut ose Sadio Manes, me dyshen që lidhen me një kalim në La Liga.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar”, ka thënë Neymar. “Jam i lumtur te PSG dhe dua të qëndrojë në Paris, shpresoj që edhe Mbappe të bëjë po këtë gjë”.

PSG e shkarkoi Thomas Tuchelin në fund të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar me Mauricio Pochettinon.

Neymar dhe Mbappe janë duke impresionuar nën urdhrat e argjentinasit dhe tani synim i tyre është Liga e Kampionëve. /Telegrafi/