PSG është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes në shtëpi ndaj Manchester United 3-1.
Kjo humbje e bëri të pavlefshme fitoren e PSG-së (2-0) në Old Traford.
Neymar ka komentuar në rrjete sociale në lidhje me penalltinë që e ka eliminuar PSG-në nga Liga e Kampionëve. Ai ishte i lënduar dhe nuk luajti.
“Kjo është e turpshme”.
“Lejojnë katër persona që nuk marrin vesh nga futbolli që të shohim gjuajtjen – me pamje të ngadalësuar – kjo është e paimagjinueshme”.
“Si mund ta shohë topin dhe ta heqë dorën mbrojtësi, kur është më shpinë?”, pyet Neymar, i cili ishte në shkallët e stadiumit.
Në minutat e fundit të ndeshjes Neymar zbriti pranë fushës për t’i ndjekur sulmet e fundit të PSG-së, që nuk sollën ndryshim.
PSG eliminohet edhe një herë në ndeshjen kthyese, pasi që në ndeshjen e parë kishte marr rezultat pozitiv. /Telegrafi/
https://twitter.com/Icfcjack/status/1103418987474546688