Site icon Telegrafi

Neymar i ka kuptuar gabimet që i ka bërë në këtë verë

Besoni apo jo, por Neymari tani si 27-vjeçar ka bërë me dije se i ka kuptuar gjërat që i ka bërë keq te Paris Sain-Germian.

Sulmuesi brazilian e di se tashmë nuk është lojtari më i çmuar te Brazili dhe ka bërë të ditur se është i fokusuar tash e tutje plotësisht te skuadra franceze.

Duke mos lënë dëshirën e tij sekrete për t’u rikthyer te Barcelona, Neymar ka thënë se është i fokusuar në sukseset e PSG-së dhe se po punon shumë që të rikthehet në formën e tij të lartë.

“Unë jam një tip shumë i rezervuar dhe mbaj gjërat për vetën. Por, vjen një pikë kur jeni i nervozuar dhe gjërat dalin jashtë kontrollit. Jam duke u zhvilluar në këto gjëra dhe të bëhem më i qetë”, ka thënë braziliani.

Lexo po ashtu Neymar dhe Mbappe argëtohen bashkë në një festë ditëlindjeje

“I kam bëra gjërat nganjëherë në mënyrë jo të mirë, mirëpo në këto muajt e fundit kam filluar të ndryshoj në qasjen ndaj të gjithë personave që më rrethojnë”, ka shtuar më tej Neymar.

27-vjeçari ka thënë më tej se ai është falënderuar ndaj gjërave që ndodhën në këtë verë dhe ai është tani më i përkushtuar ndaj klubit francez. /Telegrafi/

Exit mobile version