Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit, Neymar thotë se është në momentin më të keq të karrierës së tij.
Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim nga PSG gjatë verës, por që dështoi transferimi i tij në fund.
”Jam në momentin më të keq të karrierës, kam pasur dy lëndime të mëdha në dy vitet e fundit, ku më kanë munguar golat”.
“Jam duke punuar që kohët e këqija të mbesin në të shkuarën”.
“I kam bërë disa gabime dhe ta fitoj besimin nuk është e lehtë, por mund të them që njerëzit bëjnë gabime, dhe janë ato që të bëjnë të rritesh”, ka thënë Neymar.
Lojtari është kthyer në formë dhe në dy ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë dy gola vendimtar, duke ia dhënë gjashtë pikë PSG-së. /Telegrafi/