Site icon Telegrafi

Neymar ishte prezent në ndeshjen profesionale të CS:GO në përkrahje të ekipit brazilian FURIA

Turneu IEM Rio është duke u zhvilluar në Rio de Janeiro të Brazilit, ku prezent në njërën nga ndeshjet ishte edhe futbollisti Neymar.

Ndeshja çerekfinale q u zhvillua ndërmjet ekipit danez Heroic dhe ekipit brazilian FURIA, ishte tejet emocionuese, ku nuk munguan as brohoritjet e publikut brazilian në sallë.

Këtë ndeshje e fituan ekipi Heroic në fund me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Në sallë prezent ishte edhe sulmuesi i ekipit PSG, i cili kishte ardhur për ta përkrahur ekipin brazilian FURIA.

Neymar është mjaft aktiv në lojën e CS:GO, ku ka orë të shumta të luajtura, si dhe njihet për transmetimet e tij në Twitch.

Braziliani është gjithmonë në përkrahje të skuadrave braziliane përmes rrjeteve sociale.

Në Majorin e fundit të CS:GO, ai i kishte komentuar lojtarit s1mple, pasi skuadra e këtij të fundit ishte mposhtur nga skuadra braziliane FURIA.

Exit mobile version