Site icon Telegrafi

Neymar humbet ndeshjet e fundit të vitit, kthehet vetëm në janar

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka mësuar shkallën e lëndimit pas kontrolleve mjekësore, ku është konstatuar se do të rikthehet vetëm në janar.

Neymar u lëndua në lojën ndaj Lyon, ku mori një ndërhyrje të ashpër nga Thiago Mendes, i cili pastaj u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Neymar la ndeshjen pas këtij dëmtimi, ndërsa shumë frikësoheshin që dëmtimi është i rëndë, por nuk doli ashtu pasi sipas ueb faqes s PSG-së, ai do të rikthehet në janar.

Sulmuesi brazilian ishte në formën më të mirë në këtë muaj, ku e ndihmoi skuadrën drejt disa fitoreve të rëndësishme, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Në komunikatën e klubit, thuhet se përpos brazilianit për ndeshjet e radhës klubi do të ketë mungesën edhe të emrave si Danilo Pereira, Pablo Sarabia, Mauro Icardi, Abdou Diallo dhe Juan Bernat. /Telegrafi/

Exit mobile version