Me një kosto të kombinuar prej 360 milionë funtesh, Neymar dhe Kylian Mbappe janë bërë kombinim i frikshëm për kundërshtarët.
Por një video promovuese në Katar, nuk shkoi ashtu aq mirë siç ishte planifikuar.
Në fakt, këpuca e sulmuesit brazilian përfundoi në detin e Gjirit Persik pasi që i doli nga këmba në momentin që e goditi topin.
Atë ia ka gjetur sulmuesi francez Kylian Mbappes dhe këtë e ka publikuar në rrjetet sociale.
Futbollistët e Paris Saint-Germain aktualisht janë në pushime mes dy sezoneve të ligës elitare franceze.
Ndryshe, PSG-ja ka përfunduar në pozitën e parë të renditjes tabelore me 50 pikë, nëntë më tepër se Monaco. /Telegrafi/