Sulmuesi brazilian Neymar, e ka udhëhequr shtetin e tij për ta fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Në finale ndaj Gjermanisë, Neymar shënoi golin e vetëm për brazilianit nga gjuajtja e lirë, ndërsa pasi përfundoi ndeshja 1:1 ai shënoi edhe penalltinë e pestë.
Por sulmuesi i Barcelonës ka marrë një vendim të rëndësishëm duke hequr dorë nga kapiteni i Brazilit.
“Falënderoj Zotin për lumturinë që më dha në këtë mbrëmje, por pasi kam folur me familjen time vendosa të mos jem më kapiteni i Brazilit”.
“Nuk arrij t’ia u përshkruaj me fjalë. Realizova një ëndërr duke fituar medaljen e artë dhe fakti që e fitova në shtëpinë time më bën shumë krenar”, deklaroi Neymar. /Telegrafi/