Brazili ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Kolumbisë në kuadër të Lojërave Olimpike, Rio 2016.
Arena Corinthians me mbi 41 mijë shikues ishte mbushur për të përkrahur kombëtaren e Selecaos.
Neymar pas 12 minutash lojë hapi serinë e golave për 1-0.
Në pjesën e dytë sërish Neymar ishte krucial, kur asistoi te Luan për 2-0.
Në gjysmëfinale Brazili takohet me Hondurasin që pritet t’a eliminojë dhe të shkojë në finale, kurse Gjermania përballet me Nigerinë. /Telegrafi/