Telegrafi

Neymar me gjestin e vitit, fëmija futet në fushë duke qarë që e takoi, braziliani i dhuroi fanellën dhe e dorëzoi tek familja e tij

Paris Saint Germain ka marrë një fitore të radhës në kampionatin francez Ligue 1.

Kampionët në fuqi të Francës, kanë triumfuar në udhëtim tek Nimes me rezultat 2-4.

Braziliani Neymar shënoi një gol të bukur për ta hapur serinë e golave në minutën e 36-të.

Por më të bukur se golin e bëri gjestin reprezentuesi i Brazilit.

Në fundin e ndeshjes një vogëlush u fut në fushë duke shkuar ta përqafojë atë.

Neymar e mori në krahët e tij dhe i dhuroi fanellën duke mbajtur për disa qaste afër vetës djaloshin e vogël simpatik.

Tifozi i vogël i Neymarit ishte i emocionuar që po takonte idhullin e tij dhe nuk mund t’i ndalte lotët.

Braziliani nuk e la në duar të sigurimit fëmijën por e dorëzoi tek familja e tij.

Gjestin e brazilianit e kanë duartrokitur edhe tifozët e pranishëm në stadium.

Gjithsesi video e kësaj ngjarje është shpërndarë jashtëzakonisht shumë me tifozët e futbollit që kanë lavdëruar gjestin e brazilianit. /Telegrafi/