Telegrafi

Neymar e konsideron vazhdimin e kontratës te PSG

Neymar (Foto: PSG)

Edhe pse ka kohë që po lidhet me një largim, Neymar thuhet se është i gatshëm që të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi brazilian në verën e kaluar ishte kërkuar nga Barcelona e Real Madridi, por në fund qëndroi te kampioni i Ligue 1.

27-vjeçari kishte dal publikisht se e dëshiron rikthimin te skuadra katalunase, por lëvizja e tij nuk u materializua.

Le Parisien tani raporton se lojtari problematik po tenton të bëjë befasi dhe të qëndrojë në Parkun e Princave edhe për disa vite.

Vlera e tij në tregun e transferimeve ka filluar të bije dhe aktualisht është në shumën e 170 milionë eurove.

Kujtojmë se Neymari ishte transferuar te PSG-ja nga Barcelona për shumën rekorde 222 milionë euro, por që nga atëherë ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme. /Telegrafi/